Del romani i ri i Ben Blushit, “Kryeministri”. Deputeti: Në çdo librari

Nov 5, 2016 | 20:31
SHPËRNDAJE

Nga sot e gjeni në çdo librari, botimin më të ri dhe më të fundit të deputetit Ben Blushi.

“Kryeministri” i Blushit ka një kopertinë në dukje të thjeshtë, por në brendësi premton shumë.

ben blushi libri kryeministri

Me një sfond ngjyrë bojëqielli, titulli me një fjalë të vetme, Blushi e ka prezantuar në profilin e tij në rrjetet sociale këtë të shtunë kopertinën e romanit të tij të ri.

“KY ESHTE KM. ROMANI IM I FUNDIT. QË TANI NË CDO LIBRARI”, shkruan Blushi.

Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.

“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën”- shkruante në rrjetet sociale deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.

Replikat e mëparshme

Rama gjatë emisionit “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili në “News 24”, ironizoi Blushin:

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane.

Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që  tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.

Replika e Blushit 

“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”- shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura