Del projekti/ Kastriot Çipi: Teatri Kombëtar humbet gjysmën e truallit, Ndrenika do pendohet

Feb 23, 2018 | 16:56
SHPËRNDAJE

Publikimi i dy imazheve nga projekti për Teatrin e ri Kombëtar ka rindezur edhe njëherë debatin e artistëve. Kastriot Çipi, kryetar i sindikatës së tyre, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se me projektin e ri, Teatri Kombëtar ka humbur gjysmën e truallit. Sipas Çipit, Robert Ndrenika dhe cilido aktor tjetër që tjetër që e ka pëlqyer projektin, do të pendohet.

cipi-770x433

-Si iu duk projekti i ri i Teatrit Kombëtar?

Një tallje për historinë e Teatrit Kombëtar dhe Tiranës. Mund të jetë interesant për një teatër tjetër, në bulevardin e ri apo diku gjetkë, por jo për Teatrin Kombëtar dhe jo aty.

-E kishit parë me herët apo keni parë vetëm foto?

Nuk kam qenë i ftuar as në 60-vjetorin e Ndriçim Xhepës, as në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. E pashë sot në media. Më vjen mirë që kopjova në kohë dy foto, sepse media e hoqi projektin nga faqja.

-Duket sikur veç godinës së Teatrit, ka edhe ndërtime te reja rreth e rrotull…

Po, disa ndërtime. Të paktën gjysma e truallit të TK zihet nga këto ndërtime. Ky është një tjetër problem i madh.

Lajmi i plote ne Gsh.al

http://www.gsh.al/2018/02/23/del-projekti-kastriot-cipi-teatri-kombetar-humbet-gjysmen-e-truallit-ndrenika-do-pendohet/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura