Del Piero kujton “Santiago Bernabeun”: Ishte një moment i paharrueshëm, falënderoj tifozët e Realit

Aug 30, 2018 | 20:58
SHPËRNDAJE

Del Piero është padyshim një nga legjendat e skuadrës së Juventusit dhe padyshim Italisë. Ai është rikthyer të flasë për disa momente të paharrueshme për të siç është ajo e shënimit të dy golave në Santiago Bernabeu ku i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke e duartrokitur.

del piero real madrid

“Marrëdhënia ime me Juventusin është një histori e bukur dashurie. Kemi shkruar faqe të paharrueshme së bashku, si në momente të bukura, ashtu dhe në momente të komplikuara. Kur vendosa të firmosja për një fletë të bardhë, e bëra sepse nevojitej një zgjidhje për të ndaluar gjithçka po krijohej: presione pafund, artikuj dhe deklarata. Flitej për interesin tim, ose qëllimin për të shkuar drejt situatave të çuditshme.- u shpreh Alesandre Del Piero.

Del Piero me kostum

Ndërsa për duartrokitjet që i bënë të gjithë tifozët në “Santiago Bernabeu” ai u shpreh:  Ai është një stadium unik me një tifozeri shumë kërkuese. Në atë stadium kanë luajtur futbollistë të mëdhenj që kanë veshur bluzën e Realit. Ishte e papritur për mua, kur më duartrokitën. Ishte nj moment delikat për Juventusin dhe një periudhë e pasur me përballjet kundër Realit dhe kur përballesh shumë herë me një kundërshtar, nuk ka shumë simpati mes palëve. Aty doli në pah diçka e jashtëzakonshme dhe nuk po kuptohej mirë reagimi i tifozëve. U nisa për të kryer zëvendësimin dhe aty e kuptova realisht se çfarë po ndodhte. I falënderoj dhe njëherë tifozët e Realit për ndjesinë e pabesueshme që më dhuruan. Ishte diçka e bukur një vlerësim i tillë, nga ata që në teori ndodhen aty për të të vërshëllyer.” -përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura