Arrest me burg për Redjan Rrajën, zbardhet dëshmia e tij në gjyq: Ditën kur ndodhi ngjarja kam qenë…

Nov 6, 2019 | 15:20
SHPËRNDAJE

rraja-537x360

Arrest me burg dha sot gjykata per Redjan Rrajen, duke e vleresuar te ligjshem arrestimin e tij.

***

Që prej orës 14:00 në Gjykatën për Krime të Rënda nisi seanca gjyqësore me dyer te mbyllura për vlerësimin e masës së arrestit të Redjan Rrajës.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nga Policia pasi dyshohet si një nga autorët e dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Dëshmia që ai ka dhene para hetuesve sot në gjykatë eshte mohuese.

Gazetarja e Panorama raporton se Redjan Rraja ka thene qe nuk ka asnje dijeni per atentatin dhe se nuk i njeh personat e perfshire.

“Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mësohet të ketë thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura