Del në gjyq dhe kupton se përveç gruas ka vrarë dhe vajzën, kosovari pëson shok. Dërgohet në…

Aug 9, 2018 | 20:45
SHPËRNDAJE

Pjetër Nrecaj, i dyshuar për vrasjen e gruas dhe të bijës në Brekoc të Gjakovës, sot ka dalë para Gjykatës. Por atij i ishte përkeqësuar gjendja, dhe si pasojë ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës. Nrecaj është pranuar nga Klinika e Psikiatrisë në një gjendje të rëndë, pasi ai tek gjatë seancës e kishte kuptuar që e ka vrarë edhe vajzën.

ndrecaj

Këto detaje i ka bërë të ditura për Lajmi.net, Zef Komoni, shef i repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

Në këtë klinikë i dyshuari për vrasjen e gruas dhe vajzës ka marrë ndihmën e parë dhe i është stabilizuar gjendja.

“Rreth orës 11:00 përmes Policisë nga Gjykata sillet Pjetër Nrecaj, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Pjetri gjatë seancës dëgjimore ka marrë lajmin se ka vdekur edhe vajza, dhe ka pësuar një atak shumë të madh dhe një ankth të paparë. E ka marrë trajtimin në repartin e Psikiatrisë. Duke e analizuar që reparti i Psikiatrisë në Gjakovë është tip i hapur, i kemi dhënë ndihmën e parë i është stabilizu gjendja”, ka thënë fillimisht Komoni.

ndre

Ai ka bërë të ditur se Pjetër Nrecaj pas trajtimit, është nisur për në Institutin e Forenzikës në Prishtinë. Kjo pasi ai është në gjendje të rëndë dhe nuk mund të shkojë në paraburgim.

“Dhe pasi ai nuk mund të shkojë në paraburgim, ne kemi udhëzuar që ai të shtrohet në Institutin e Forenzikës në Prishtinë. Policia e ka nisur për në Institutin e Forenzikës”, tha Zef Komoni.

Ndryshe prokurori gjatë seancës ka thënë se i dyshuari me dashje kishte privuar nga jeta gruan dhe vajzën.

Akti u krye mbrëmjen e së martës në fshatin Brekoc të Gjakovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura