EMRAT/ Zbulohet listat e kandidatëve për deputetë të PD-së në Qarkun e Kukësit. Ja si do bëhet përzgjedhja

Sep 24, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Votimi i kandidateve te PD-lista e qarkut te KukesitZbulohet lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit. Panorama.al ka siguruar emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të votimit nga anëtarësia e demokratëve.

Mësohet se anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.  Lista e demokratëve në qarkun e Kukësit, fillon me Admir Sinamatin, Arben Çejkun dhe Bashkim Shehun.

Ndërkohë që i pari në listën e degës së Tropojës është Besnik Dushaj, dhe më pas Feride Rrahmani, Isuf Çela, Lush Susaj dhe e pesta Mimoza Hajdarmataj.

Ndërkohë që dega e Hasit ka propozuar si të parin në listë Avenir Pekën, Demush  Maçin, Elez Kastratin etj.

Burime pranë PD bëjnë me dije se “me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qëndro apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË”.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA
  5. SAHIT PRIZRENI
  6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

  1. BESNIK DUSHAJ
  2. FERIDE RRAHMANI
  3. ISUF ÇELA
  4. LUSH SUSAJ
  5. MIMOZA HAJDARMATAJ
  6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

  1. AVENIR PEKA
  2. DEMUSH KASTRATI
  3. ELEZ MACI
  4. ISMET JAKU
  5. ZENEL KASTRATI

Mësohet se pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Keshilli Kombetar i PD votimi-Mandatet

Votimi-PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura