Del lista/ Ja 17 gjyqtarët në garë për Strasburgun, Rama: Duhet të …

Apr 20, 2018 | 14:12
SHPËRNDAJE

Kryeministria ka bere publike listen e 17 gjyqtareve qe kane aplikuar ne garen per te qene gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

kryeministria

Ne nje njoftim te fundit, kryeministria njofton zyrtarisht emrat qe kane aplikuar, per te cilet thekson se me pare duhet te kalojne ne procesin e Vettingut.

Njoftimi i Kryeministrise 

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

  1. Altina Xhoxhaj
  2. Arben Braçe
  3. Asllan Karaj
  4. Darian Pavli
  5. Darjel Sina
  6. Elira Kokona
  7. Genci Bilali
  8. Jonela Kita
  9. Marjana Semini
  10. Oriona Muçollari
  11. Përparim Kalo
  12. Rezarta Tahiraj
  13. Sinan Tafaj
  14. Sokol Berberi
  15. Sokol Hasani
  16. Sonila Bejtja
  17. Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

  • Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
  1. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
  2. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
  3. Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
  • Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura