Del fotoja e re/ Si duket sot Gentian Doda, i kërkuari që ndihmoi gjyqtari Miri

Nov 13, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Gentian Doda është njeriu i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 në Burrel dhe i liruar dy muaj më parë që çoi pas hekurave edhe një gjyqtar të nivelit të lartë.

Sot 39-vjeçar, Gentian Doda kishte në media vetëm një imazh kur ishte fare i ri, menjëherë pas krimit të dyfishte. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë një foto të re të Dodës ku shfaqet tërësisht ndryshe.

dodja

Gentian Doda pas një ‘odiseje’ të tërë seancash, nga 20 vjet të dhëna fillimisht u dënua me 7 vite burg pas ekstradimit nga SHBA-ja në një rigjykim të çështjes fillimisht nga Gjykata e Matit dhe më pas nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që erdhi si pasojë e ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen.

Pikërisht gjyqtari që dha vendimin e fundit në Apel, Shkëlqim Miri akuzohet për korrupsion dhe se ka marrë një shumë parash për të dhënë një vendim në favor të Dodës.
Doda akuzohej për vrasjen e Shkëlqim Dedjas dhe Asllan Gjokë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura