Del data zyrtare, Lojërat Olimpike do të mbahen më 23 korrik 2021

Mar 30, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

4065

Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio do të hapen zyrtarisht më 23 korrik 2021 – 364 ditë më vonë se sa ishte planifikuar – në mënyrë që t’u japin organizatorëve kohën maksimale të nevojshme për t’u përgatitur pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Vendimi u konfirmua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) pas një video konferencë online midis presidentit të saj, Thomas Bach dhe federatave ndërkombëtare të sporteve, të hënën.

Bach u dha atyre një zgjedhje midis datave 23 korrik – 8 gushtit 2021, përpara se t’i kërkonte federatat mbështetjeje, e cila rezultoi unanime.

Në një deklaratë, IOC tha që ri-caktimi i lojërave në korrikun e ardhshëm do t’i mbante problemet në kalendarin sportiv ndërkombëtar, në minimum.

“Këto data të reja u japin autoriteteve shëndetësore dhe të gjithë të përfshirë në organizimin e Lojërave kohën maksimale për t’u marrë me peisazhin që ndryshon vazhdimisht dhe përçarjen e shkaktuar nga pandemia COVID-19”, thuhet në deklaratë.

“Për më tepër, do të ofrojnë kohë të mjaftueshme për të përfunduar procesin e kualifikimit. Do të zbatohen të njëjtat masa siç është planifikuar për vitin 2020”.

Atletika Botërore iu përgjigj lajmeve duke konfirmuar menjëherë se kishte planifikuar të transferonte kampionatet botërore të “Eugene 2021” me një vit.

 

Ndërkohë organizatorët e Tokios kanë konfirmuar se biletat për Lojërat e këtij viti do të mbeten të vlefshme në vitin 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura