Humbi jetën pasi e hodhën nga makina në Itali, del autopsia e 20-vjeçares nga Fieri

Jun 13, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Ka dalë sot autopsia e trupit të së resë 20 vjeçare nga Fieri, Anxhela Meçani, e cila humbi jetën në mënyrë barbare, pasi u hodh nga makina, nga disa persona ende të pa identifikuara.

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Locci, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

auto_anxhela1528784944

Anxhela humbi jetën në spitalin e Moncalieri më 10 qershor, pasi u transportua në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë nga goditja, ndërsa thuhet se ajo punonte si prostitutë në shtetin fqinj.

Mediat italiane shkruajnë se mbetet të vërtetohet se çfarë mund të ketë ndodhur saktësisht. Ajo ra keqas, ndoshta pas një zënke? U godit nga vetura (vullnetarisht ose pa dashje)? Këto janë hipoteza të hapura që duhet të verifikohen.

Hipotezat janë të shumta për vdekjen e saj, ku dyshohet ose se mund të jetë hedhur qëllimisht nga bordi i automjetit për të shpëtuar nga dhuna, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura