Dekriminalizimi, zbulohet “gënjeshtrari i parë” në vetëdeklarim

May 20, 2016 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko rezulton se nuk ka treguar të vërtetën në formularin e vetë deklarimit sipas ligjit për dekriminalizimin.edmond

Themelko pretendon se nuk ka qenë nuk ka qenë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e veprave penale, nuk është ndaluar dhe as arrestuar dhe as i është caktuar ndonjë masë sigurie.

Por në fakt në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Speciale në Maqedoni përfshiu në hetimin për çështjen “Titaniku” edhe Edmond Themelkon, i cili u lajmërua zyrtarisht se u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë maqedonas.

Themelko u akuzua për manipulim të zgjedhjeve në Maqedoni pasi rreth 400 banorë të kësaj bashkie që mbajnë dhe pasaportë maqedonase votuan në shtetin fqinj.

Themelko, në zgjedhjet e fundit nga kandidat i të djathtës doli si përfaqësues i koalicionit PS-LSI në zgjedhje lokale të vitit 2015, kur u zgjodh sërish kryetar bashkie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura