Dekriminalizimi, PD dorëzon pr/ligjin për Kodin Zgjedhor. Bylykbashi: Jo regjistrim kandidatëve të inkriminuar

Apr 25, 2015 | 12:22
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend projektligjin për Kodin Zgjedhor, që pas ndryshimeve të bëra, nuk do të lejojë regjistrimin e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje. 

Bylykbashki sot gjate deklarates per media

Pr/ligji me ndryshime vjen në kuadër të rezolutës së parlamentit për dekriminalizimin e Parlamentit. Këto ndryshime pengojën kandidimin e individëve me rekorde kriminale në këto zgjedhje, në mënyrë që politika të mos jetë e prekur nga këta individë me CV kriminale. Amendamentet do bëjnë të pamundur që këta të kandidojnë, por edhe nëse zbulohet më vonë ata humbasin sërish mandatin”,tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, për hartimin e amendamenteve janë marrë për bazë modeli italian, amerikan dhe britanik që kodi zgjedhor të ketë rregulla të ashpra dhe të forta. 

Pyetur nga media, nëse janë në kohë, duke qenë se fare pak ditë ndajnë nga regjistrimi i kandidatëve në KQZ, Bylykbashi u përgjigj: “Unë besoj që jemi në kohën e mjaftueshme që parlamenti ta marrë në shqyrtim këtë pr/ligj, ta miratojë që më 21 qershor këta persona të mos kandidojnë. Do jenë 2 nene në Kodin Zgjedhor që do pengojnë personat e dënuar me vendim gjykate për krime të rënda, apo të dënuar me dy deri në 6 muaj për vepra penale të kryera me dashje edhe raste të krimeve si terrorizim apo krimi i organizuar. Po përpiqemi të bllokojmë që këta persona që kanë molepsur politikën të mos kandidojnë më”,- shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura