“Dekriminalizimi”, nisin hetimet për kreun e Bashkisë së Kavajës, Roshi

May 10, 2016 | 12:57
SHPËRNDAJE

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar nga KQZ-ja që të paraqesë të gjitha materialet paraprake për kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili është bërë subjekt hetimi pas deklaratës që ai ka bërë në formularin e dekriminalizimit.

roshi1Roshi pati shkruar se ishte ndaluar në Gjermani por nuk mbante mend arsyen e ndalimit. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria përmes një njoftimi.

“Bazuar në tagrin e tij ligjor, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Roshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë.

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar.

Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicie nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”, shkruan deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura