Dekriminalizimi, ministri Blendi Klosi sqaron se pse u shoqërua në Polici

May 21, 2016 | 15:36
SHPËRNDAJE

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me ndalimin dhe gjykimin në vitin 1994 për nenin 129 të kodit të vjetër penal, që parashikonte sjelljet e padenja në shoqëri.

klosi“Ngjarja ka qenë nga jeta studentore. Me një grup shokësh ishim tek Korpusi Universitar, kishim thyer disa shishe birrë dhe u quajt nga prokurori si ngjarje jo e denjë, por nga gjyqtari u vlerësua që nuk ishte vepër penale”, ka deklaruar Klosi.

Në një prononcim për “Top Channel”, Klosi nënvizon se miqtë dhe të afërmit i kishin sugjeruar të mos e deklaronte, pasi nuk kishte asnjë vepër penale. “Më këshilluan të mos e publikoja, por kështu është më mirë për transparencë ndaj publikut”, ka thënë Klosi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura