EMRAT/ Dekriminalizimi, lista e 130 drejtorëve të dyshuar nga opozita

May 25, 2016 | 13:56
SHPËRNDAJE

Zbardhet lista e 130 zyrtarëve të administratës shtetërore, të cilët dyshohen nga Partia Demokratike se janë të dënuar nga gjykatat vendëse dhe të huaja, por që e kanë fshehur të shkuarën e tyre.

Komisioni per Verifikimin e Emerimeve ne Administrate
Komisioni per Verifikimin e Emerimeve ne Administrate

Në listën e drejtuesve të institucioneve, në pushtetin qendror dhe atë lokal, bie në sy se Partia Demokratike ka kërkuar informacion të detajuar edhe për Klement Balilin, i cili ka qenë drejtor i Transportit Rrugor në Sarandë.

Po ashtu, në kërkesën e demokratëve është listuar dhe Klodian Xhelili, djali i ish- kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili sipas PD-së është punonjës i po kësaj bashkie. Në shkresën zyrtare, figurojnë emra drejtuesish të Policisë së Shtetit, Tatim-Taksave, drejtues të autoriteteve portale, kryetar njësish administrative, deri tek specialistë të thjeshtë të ministrive.

Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.

listalista1

Në këtë dokument zyrtar, i cili është përcjellë me letër nga sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, kërkohet që informacionet të vendosen në dispozicion brenda një afati 20-ditor.

“Kërkojmë nga institucioni që Ju drejtoni: Materialet që disponon Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që vërtetojnë se shtetasit e përfshirë në listën e mëposhtme janë dënuar me vendim gjykate në Republikën e Shqipërisë apo të gjykatave të shteteve të tjera, duke specifikuar numrin e vendimit të gjykatës, gjykatën që ka marrë këtë vendim, llojin e veprës penale për të cilën është dënuar nga gjykata, kohën kur është dënuar dhe masën e dënimit, të shoqëruara me fotokopje të vendimit të Gjykatës. Gjithashtu, ju rikujtojmë detyrimin ligjor, mbështetur në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 8891/2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, detyrim i cili kërkon që organet kompetente, të cilat disponojnë këto të dhëna dhe dokumente janë të detyruara t’ia përcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kërkesës së tij. Kurdoherë, mosplotësimi i këtij detyrimi mund të përbëjë edhe vepër penale sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e Genc Pollos.

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura