Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin: Vetëdeklarimi i Roshit ka mungesë informacioni

May 12, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së kryeprokurorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin në formularin e vetëdeklarimit të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

roshi1

Sipas KQZ-së,”ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura në formular nga subjekti deklarues, ka paqartësi dhe mungesë informacioni”.

Gjatë një deklarate për mediat, KQZ, bëri me dije se “Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi”.

 

Deklarata e plote e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 5, pika 4, të Ligjit, nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike” , është organi kompetent për administrimin verifikimin dhe zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike si më poshtë:

  • Deputetët të Kuvendit të Shqipërisë;
  • Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrtrave që nuk është deputet;
  • Kryetarit të bashkisë apo këshilltarit në këshillin bashkiak;
  • KandidatëtNë kuadër të zbatimit të këtij detyrimi ligjor  KQZ ka ngritur strukturën e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji,deri në datën 4 maj e cila ishte data e fundit, për pranimin e formularëve.
  • Formularët e vetëdeklarimit janë regjistruar në regjistrin e veçantë me numrin unik të identifikimit.
  • Nga verifikimi i subjekteve vetëdeklaruese ka rezultuar se:
    1. 25 vetëdeklarime janë bërë nga subjekete që nuk mbartin detyrimin për vetëdeklarimin në KQZ. Këto vetëdeklarime do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kthimin mbrapsht të praktikave
    2. 53 këshilltarë bashkiakë, nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre.
    3. KQZ ka nisur procedurat për verifkikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese, pranë zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të gjendjes gjyqësore sikundër e kërkon ligji. Prokurori i Përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016, i ka kërkuar KQZ-së që kjo e fundit, të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi me detyrë Kryetar i Bashkisë kavajë, sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura në formular nga subjekti deklarues, ka paqartësi dhe mungesë informacioni.
    4. Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura