Gazetari i njohur Blendi Fevziu thotë se mazhoranca dhe opozita kanë bërë kompromis për ligjin e dekriminalizimit për të shpëtuar nga politika emra të njohur të dy kaheve.
“Nuk ka asnjë dyshim që ligji i dekriminalizimit, edhe pse i ashpër nuk është ai që pritej. Nuk është ai që pritej sepse palët kanë ndërhyrë duke bërë kompromise për të lënë jashtë ndëshkimit emra konkretë që për momentin kanë një lloj roli politik në forcat e tyre”, shkruan ai.
Drejtuesi i emisionit “Opinion” shton se nga ana tjetër ligji “përjashton pa të drejtë persona që tashmë janë rehabilituar, ose që shkeljet ligjore dhe dënimet nuk kanë qenë thelbësore në jetën dhe karrierën e tyre”.
Sipas Fevziut ligji për dekriminalizimin duhet të pastrojë politikën dhe administratën nga persona të inkriminuar dhe së dyti të frenojë përfshirjen e personave me precedentë kriminale në politikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al