Dekriminalizimi/ Rrëfehet Artur Bushi: E vërteta e dy arrestimeve të mia

May 22, 2016 | 22:36
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi reagon për formularin e dekriminalizimit publikuar nga KQZ disa ditë më parë. Ai sqaron se në dëshminë e penalitetit të Italisë rezulton të jetë i padënuar.

“Jam ndaluar në 1996 dhe jam liruar në mënyrë të menjëhershme. U arrestova në 2010, nga hetimet 44 ditore u lirova i pafajshëm”, thekson Bushi.

“Pas verifikimit qe do behet nga institucionet përkatëse nqs me çdolloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do jap dorëheqjen, nqs pas verifikimit të shenjave te gishtërinjve del se unë kam pas identitet tjetër, prapë jam i gatshëm të japë dorëheqjen.

foto-Final-Artur-bushi_1

Por pas nënshtrimit të ligjit dhe verifikimit përkatës që do behet do te revoltojë që çdo gjë që ka shpif SHQUP-i ka mbi 2 vite ndaj meje do te rezultojë ashtu siç them dhe siç kam deklaruar unë, me çfarë kosto do me paguajnë gjithë atë baltosje dhe lum shpifjesh të qelbura që vetëm nga goja e atyre mund te dalin, sepse i premtoj shqupit qe nuk do t’i lej deri ne gjykatën e Strasburgut për dem moral te përsëritur për me shumë se dy vite”, thote Bushi.

Kryebashkiaku i Krujës kishte vendosur në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Itali.

Bushi është akuzuar nga opozita gjatë gjithë fushatës zgjedhore se ka qenë i dënuar për trafik droge.  Mirëpo, në formularin e dekriminalizimit ai thotë se gjykata në Itali e ka shpallur të pafajshëm.

“Pushimi i hetimeve dhe liruar nga të gjitha akuzat si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin e dosjes”, shkruan Bushi në formular.

Akuzat sipas vetëdeklarimit, kanë nisur që në vitin 1996 në Caserta të Italisë, ndërsa procesi përfundimtar gjyqësor ka përfunduar më 24 korrik të vitit 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura