Dekriminalizimi, Artur Bushi rezulton i arrestuar për trafik droge në Itali

May 20, 2016 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Krujës ka vendosur në formularin e dekriminalizimit të publikuar sot nga KQZ-ja arrestimin e tij në Itali.

Artur BushiBushi është akuzuar nga opozita gjatë gjithë fushatës zgjedhore se ka qenë i dënuar për trafik droge.  Mirëpo, në formularin e dekriminalizimit ai thotë se gjykata në Itali e ka shpallur të pafajshëm.

“Pushimi i hetimeve dhe liruar nga të gjitha akuzat si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin e dosjes”, shkruan Bushi në formular.

Akuzat sipas vetëdeklarimit, kanë nisur që në vitin 1996 në Caserta të Italisë, ndërsa procesi përfundimtar gjyqësor ka përfunduar më 24 korrik të vitit 2010.

Formulari i Artur Bushit by Erald A. Deliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura