Dekriminalizimi/ 40 deputetë e 11 ministra pa plotësuar formularët. Rrezikojnë mandatin

Apr 29, 2016 | 18:03
SHPËRNDAJE

Nëse nuk do të dorëzojnë formularin brenda datës 4 maj, pothuajse çereku i të zgjedhurve, përfshirë këtu deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish, rrezikojnë humbjen e menjëhershme të mandatit, lajmëroi sot zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj.

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri sot, kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit:

bllokimi i kuvendit

* 100 deputetë nga 140

* 11 ministra nga 20

* 34 kryetarë bashkie nga 61

* 1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595

Aktualisht nga 1836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve që ende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin.Për t’ju ardhur në ndihmuar funksionarët të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016. Të gjithë ato subjekte që ende nuk e kanë dorëzuar formularin, mund ta dorëzojnë edhe ditën e Hënë, në datën 2, pasi KQZ do të jetë hapur:, tha Hoxhaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura