Dekreti i Metës për anëtarin e Autoritetit të Konkurrencës/ Balla zbulon zgjedhjen e PS-së: Kishim edhe votë kundër

Oct 11, 2021 | 11:35
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se Rezana Konomi (Perolla) është kandidatura që ka marrë shumicën e votave nga Partia Socialiste për t’u zgjedhur si anëtare e Autoritetit të Konkurrences.

taulant balla

Në një deklaratë për mediat, Balla shpjegoi edhe arsyen pse emri i Konomit ka marrë pëlqimin e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar socialist.

Ndërsa tha se ka pasur mes tyre edhe deputetë socialistë që kanë votuar kundër kësaj kandidature të propozuar nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

“Grupi Parlamentar ka votuar me shumicë. Kujtoj që ka pasur edhe votë kundër. Natyrshëm ka edhe votime alternative. Nuk di cili do jetë qëndrimi i pakicës parlamentare, që kjo kandidaturë e propozuar nga presidenti të marri detyrën”, tha Balla.

Kujtojmë që Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar Dekretin e Presidentit Ilir Meta “Per propozimin e kandidaturave per zgjedhje nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise te anetarit te Komisionit te Konkurrences”.

Kandidatura e pare është ajo e Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi dhe kandidatura alternative ajo e Prof. Asoc. Dr. Rezana Konomi (Perolla).

Deklarata e plotë e Ballës

Z. Shalsi ka bërë një propozim për kandidaturën e dytë, e cila sipas vlerësimit të kryetarit tonë të Ekonomisë plotësonte kushtet, edhe për shkak të arsimimit, edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme.

Sepse kandidatura tjetër nuk vinte nga fusha e jurisprudencës apo ekonomisë, edhe në aspektin formal zonja i plotësonte vlerësimet.

Grupi Parlamentar ka votuar me shumicë. Kujtoj që ka pasur edhe votë kundër.

Natyrshëm ka edhe votime alternative. Nuk di cili do jetë qëndrimi i pakicës parlamentare, që kjo kandidaturë e propozuar nga presidenti të marri detyrën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura