Dekreti i Lleshit/ Salianji akuza Ramës: Në ‘Republikën e Pacipësisë’, derrat janë më të barabartë se qytetarët

Nov 16, 2018 | 23:33
SHPËRNDAJE

Deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se, ka shkelur Kushtetutën në rastin e emërimit ministër të Brendshëm, të Sandër Lleshit. “Ky shkelës kushtetute do paguhet për të qenë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit”, shprehet ligjvënësi demokrat përmes një statusi në Facebook.

“Në Republikën e Pacipësisë derrat janë më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qenë ‘rojtari i ligjit’”, shton Salianji.

salianji

Reagimi

Republika versus Republika e pacipësisë.

Nëse shkel kushtetutën dhe ligjin republika të izolon në burg, dhe kështu duhet, nuk pyet nëse je i pamundur, nëse e ke shkelur ligjin nga një shkarje e vogël ndërsa ke pire ndonje gotē alklon në timon dhe kështu duhet te jetë.

Madje edhe nëse  ke suvatuar shtëpine pa lejen e rilindjes, nëse nuk do të ngrish dhe ndez ngrohësin e nuk e paguan dot energjinë; nëse proteston sepse s’ke  mundësi jetese apo cfarëdo shkelje ligji, që qytetarët bëjnë,  përfundojnē nën arrest e në burg.

Por në Republikën e Pacipësisë, ku Rama imponon,  shkelësi i faktuar, i ligjit më të lartë, Kushtetutës së Republikës, ndërsa provohet si i tillë emërohet Ministër i Brendshëm. Ky shkelës kushtetute do paguhet për të qënë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit.

Morali i fabulës: në Republikën e Pacipësisë derrat janë  më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qënë “rojtari i ligjit”.

salianji-2-768x466

Presidenti Ilir Meta e dekretoi këtë të premte Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Kjo ishte hera e dytë që kryeministri e çoi për dekretim në Presidencë emrin e Lleshit, pasi herën e parë mungoi firma e Metës. Argumenti i Presidentit ishte se, nëse do e dekretonte, atëherë, do ishte shkelje kushtetuese, pasi Lleshi kishte statusin e ushtarakut aktiv.

“Dje në këtë kohë kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes, e cila duhet që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë të bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të gjeneralit. Është arsye kushtetuese. Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha kreu i shtetit pas dekretimit, në emisionin “Zonë e Lirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura