Dekorimi i Mazrekut nga Bashkia Has, reagon Rama: Turp! Nuk duhej propozuar

Jun 18, 2018 | 13:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar dhe në lidhje me  shpalljen “Qytetar nderi” nga Bashkia Has për Gafurr Mazrekun.

Rama e ka dënuar këtë akt që kanë marrë këshilltarët e Hasit  dhe mësohet se është shprehur i habitur për këtë propozim.

sherri-mes-azem-hajdarit-dhe-gafurr-mazrekut-n-euml-kuvend-video_hd-1200x630

“Janë bërë propozime pa na pyetur, nuk dimë gjë. Nuk duhet propozuar. Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë të tilla propozime”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kujtojmë që Mazreku ka qenë deputeti i PS-së, në vitin 1997 dhe ka tentuar të qëllojë më armë Azem Hajdarin në Kuvend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura