Dekorimi i Mazrekut në Has, reagon Presidenca: Provokim i panevojshëm

Jun 18, 2018 | 16:26
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun ka ardhur dhe reagim i i parë nga Presidenca.

Ilir-Meta-1-470x314

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.

Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura