Dekorimi i Mazrekut, deputeti i PD: PS e Ramës e vret për herë të dytë Azem Hajdarin

Jun 18, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has për të shpallur “Qytetar nderi”, Gafurr Mazrekun ish-deputetin e PS.

Balliu në postimin e tij shkruan se  kjo është një vrasje për herë të dytë për Azem Hajdarin.

Postimi i plotë

PS E RAMËS VRET PËR HERË TË DYTË AZEM HAJDARIN
S’ka TURP më të madh se sa dekorimi i Gafurr Mazrekun nga Edvin Kristaq Rama.
Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar.
Nisma e socialistëve në Has, e cila në fakt shpreh degradimin e PS dhe vetë Edi Ramës, tregon që PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste.
Bijtë e etërve komunistë nuk dinë të jenë ndryshe.

35525248_1983291155334026_4033341136985653248_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura