Dekorimi i gjyqtarëve të diktaturës, kryeministria: Ja e vërteta

Nov 29, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

Kryeministria ka reaguar sot pas publikimit në Gazetën Shqiptare të një liste me ish hetues dhe gjyqtarë të kohës së diktaturës të cilët janë dekoruar nga kryeministri Rama.

Veterane-me-portrete-te-Enver-Hoxhes,-gjate-homazheve-tek-monumenti-i-Ushtarit-te-Panjohur,-me-rastin-e-17-nentorit-te-70-vjetorit-te-clirimit-te-Tiranes.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga sqaron se dekoratat janë dhënë një vit më parë dhe atë e kanë përfituar të gjithë ata ish zyrtarë të cilët kanë qenë në listën e veteranëve të kategorisë së I.

“Medalja e mirenjohjes i eshte dhene vjet te gjithë veteraneve te kategorise I, jo emrave te veçante. Kush gezon kete status u dekorua vjet!”, shkruan Fuga në twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura