Dekorata, Rama: Kadare e ka çuar shqipen në maja të pashkelura

Jan 3, 2016 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama një ditë pas akordimit të dekoratës nga Franca për Ismail Kadarenë, ka shprehur për shkrimtarin mirënjohje dhe respekt. Rama thotë se Kadare ka marrë gradën më të lartë të Urdhrit të Legjionit të Nderit, e cila është dhe dekorata më e lartë.

rama

“Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80-vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhrit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura