Dekoltetë bujare pas të 40-ave, duhet vetëbesim dhe… fotoshop

Apr 16, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]
Për të rejat është belfie, pas të 40-ave, aparati fokusohet te dekolteja. Ky të paktën është trendi pranveror i personazheve publikë në Shqipëri. Disa prej tyre kanë zgjedhur të shkrepin foto në natyrë, disa artistike e disa të pozojnë në revista.
Disa fotografi të Ema Andreas, ajo ka preferuar që t’i quajë artistike. E veshur në të zeza dhe një dorë që ia zë gojën nuk tërheqin aq shumë vëmendjen në fotografi, aq sa gjoksi i saj që zbulohet mes për mes. Gjoks artistik duhet të jetë edhe ky, nuk quhet :…
Kalojmë te këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, që kohët e fundit ka realizuar një set fotografik nga Fadil Berisha. Nuk ke ç’të shtosh e ç’të heqësh, veçse të pranosh që fotografitë janë shumë të bukura dhe profesionale, ndryshe nga ato që i shkrep vetë Albërija, siç mund ta shihni në disa foto, ku dekolteja është aq bujare, saqë përfshin dhe gjysmën e gjoksit.
Ndërsa nëse do të shohim një fotografi të këngëtares Eli Fara të hedhur në profilin e saj në “Facebook”, vështirë të dallohet nëse është fustan apo reçipeta. Dekolteja është vetëbesim, thonë stilistët, duke nxituar të shtojnë “por e ekzagjeruar kërkon trup të përsosur”. Për vetëbesimin duket se e kanë gjetur shumë nga personazhet publike shqiptare mbi të 40-at, ndërsa për përsosmërinë “hajt se e flasim” :.  
Hajt se flasim edhe për Mihrijen. Pavarësisht se ka një trup për t’u pasur zili, nëse do ta marrim parasysh moshën 48-vjeçare të saj, gjithsesi ka nevojë për kompjuterin për ta rregulluar. Të gjitha fotografitë e saj e tregojnë si femrën perfekte, por një foto e papërpunuar e ka “tradhtuar”. Dekolteja e saj ka rrudha dhe lëkura e saj duket e varur dhe aspak elastike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura