Deklaruan dje se janë ndarë, por cila ishte arsyeja e vërtetë e prishjes së fejesës mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez?

Apr 16, 2021 | 12:48
SHPËRNDAJE

Jennifer Lopez dhe Alex Roriguez deklaruan dje publikisht se fejesa e tyre kishte marrë fund, pasi e shohin veten më mirë si miq.

jennifer lopez (7)

Një ditë pas lajmit të bujshëm, të gjithë kanë nisur të pyesin se cila ishte arsyeja e ndarjes së një ndër çifteve më të bukur të showbizz-it.

jennifer lopez (11)

Sipas “E! News”, besimi i Jennifer është thyer që pas lajmeve se Alex e ka tradhtuar atë. Raportohet gjithashtu se kohët e fundit këngëtarja nuk ka qenë e lumtur dhe pasi ka marrë këtë vendim, Jennifer është shprehur se “ndihet në paqe”.

jennifer lopez (13)

Dyshja i dha fund fejesës pas dy vitesh, ndërkohë që kishin katër vite që ishin lidhur bashkë.

jennifer lopez (6)

Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhtuar këngëtaren me Madison LeCroy, edhe pse kjo e fundit pranoi se thjesht kishte bërë një bisedë të thjeshtë dhe pa qëllim të keq me të.

jennifer lopez (10)

Kur besimi i saj thyhet, nuk ka më kthim pas”,- tha një burim i brendshëm.

jennifer lopez (2)

Ajo ndihet mirë për vendimin që mori, sepse e di që Alex do të jetë ende pjesë e jetës së saj, por në një mënyrë tjetër”,- vazhdoi ai.

jennifer lopez (5)

Për më tepër, është raportuar se 51-vjeçarja ende e mban në gisht unazën me të cilën i propozoi ylli i bejsbollit, e cila ka kushtuar plot 1.8 milion dollarë.

jennifer lopez (12)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura