Deklaratat për Kaçifasin/ Eurodeputetja në Bularat: Rama kryeministri i korrupsionit…

Nov 8, 2018 | 11:12
SHPËRNDAJE

Eurodeputetja qipriotë, Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor, pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENA.

europeputetja

“E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kacifas si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, u shpreh ajo pak ditë më parë, në një reagim lidhur me ngjarjen.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ngjarjen, eurodeputetja Theoharis është shprehur: “Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura