Deklaratat e Ramës për Turqinë/ Lubonja: Po i bën shantazh Evropës, tregon që është i gatshëm të…

Jun 14, 2018 | 23:54
SHPËRNDAJE

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar sonte ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, pyetur per deklaratat e kryeministrit Rama per Turqine, ne nje interviste per “Anadolu Agency”, thote se jane problematike.

lubo erdogan

“Intervista ka trajtuar cështje që i ka trajtuar me shqiptarët, këtu duket sikur ka bërë një politikë për ti bërë qejfin Erdoganit. Nje teori konspiracioni mund të jenë lidhur me faktin se ne aspirojmë Evropën, sikurse dhe Erdogani ka aspiruar Evropën. Ne tani duam të hapim negociata dhe për shkaqet tona jo të Evropës nuk na hapet kjo portë si dhe Turqia, sepse kishte ide të kundërta për hyrjen e saj, ekonomikisht mund të hynte por kishte probleme për të drejtat e njeriut, të fesë myslimane, tani problemi i bëhet një shantazh Evropës që shiko se ne po kthemi këtej, Rama tregon që është i gatshëm të përdorë të gjitha ujërat, unë s’them të mos kesh diplomaci por ama një vizion për të ardhmen për një shtet demokratik duhet të kesh në këtë aspekt e konsideroj problematike këtë deklaratë.

Ajo qe me shqeteson, ose personalizimi i institucioneve, duket sikur fatet e marredhenieve tona, me Turqine apo nje vend tjeter mund te vendosen nga miqesite apo jo miqesite e dy lidereve kryesore. Ne kemi Parlament, opozite, kemi institucione, dhe kjo PO qe thote ky tingellon si autoritare, pse duhet dialogu atehere, diplomacia. Ju e pate Trumpin? Nje here tha do takohemi, pastaj jo, pra tha PO dhe JO. Dialogu gjen rruget e mesme”.

Për Anadolu Agency Rama tha:

“Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.

Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura