Deklaratat e Opozitës për prishjen e paktit/ Rama: Nëse Basha nuk e do më marrëveshjen ne e tërheqim. Miratojmë ato…

Jul 15, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se me ndryshimet Kushtetuese dhe heqjen e koalicioneve, marrëveshja e 5 qershorit është hedhur në kosh.

Për Ramën nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen, atëherë ai tha se ne jemi të gatshëm ta tërheqim atë.

Kryeministri tha se maxhoranca do e heq marrëveshjen dhe do miratojë ato ndryshimet që opozita nuk i pranoi gjatë negociatave që ka të bëj më depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Nëse Lulzim Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh, dhe ai nuk e do marrëveshjen. ka një mënyrë për ta bërë këtë që marrëveshja nuk ekziston. Ta heqim marrëveshjen!

Atëherë ne do bëjmë depolitizimin e administratës dhe disa ndryshime të tjera që ne i donim dhe ata s’i donim”, tha Rama.

Por edhe pse u gatshëm për prishjen e marrëveshjes, Rama tha se ajo ekziston dhe do bëj çmos që të votohet edhe me konsensusin e opozitës parlamentare, që sipas tij ka marrë huqet e PD-së.

“Marrëveshja është aty dhe ne do e çojmë deri në fund dhe do bëjmë çmos që të votohet edhe nga opozita parlamentare, e cila ka huqet e shtëpisë ku është rritur”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura