Deklaratat e ministrit rus/ Ambasadori i SHBA në Kosovë: Mohimi i masakrës së Reçakut është lavdërim i krimeve të luftës

May 27, 2022 | 17:54
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se ajo që po ndodhë në Buça (Ukrainë) është inskenim i njëjtë sikurse në Reçak (më 1999, në Kosovë).

Capture“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve. Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar në Twitter ambasadori Hovenier.

Ministri i Punëve të jashtme i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, në një intervistë për një media ruse, e kishte përshkruar situatën në Buça të Ukrainës si inskenim, që sipas tij, është i ngjashëm me masakrën në Reçak, ku forcat serbe vranë 45 civil shqiptarë.

“Në të njëjtën mënyrë kjo ishte bërë edhe më 23 prill në Buça, afër Kievit. Është skema e njëjtë. Kjo funksionon, pavarësisht se a e bind dikë ose jo. Ata nuk kishin pse ta bindnin askënd. E bombarduan Jugosllavinë. Formuan Kosovën e pavarur, duke thyer të gjitha parimet e OSBE-së. Vetëm thanë: kështu do të jetë”, ka thënë Lavrov.

Më 22 prill, Kombet e Bashkuara kanë thënë se veprimet ruse në Ukrainë, që kanë përfshirë ekzekutim të civilëve, po shtojnë krimet e luftës.

Tërheqja e forcave ruse nga qyteti Buça dhe në qytetet tjera pranë Kievit ka zbuluar prova tronditëse të vrasjeve brutale, torturave, varreve masive dhe të shtënave pa dallim ndaj civilëve gjatë luftimeve.

Zyrtarët lokalë thanë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Në qytetin e Buçës, afër Kievit, misioni i UNHCR-së ka dokumentuar se janë vrarë mbi 50 civilë.

Më 12 maj, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), me një shumicë të madhe miratoi një rezolutë për të nisur hetimin mbi akuzat për abuzime nga trupat ruse në zonat e Ukrainës, të cilat i kontrollonin përkohësisht.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe kishin hyrë në fshatin Reçak, të komunës së Shtimes në Kosovë, ku kishin vrarë 45 civil shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë.

Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, shko në Reçak, në mëngjesin e 16 janarit 199 dhe ishte personi i parë që e alarmoi botën për këtë krim.

“Nga ajo që pashë personalisht, nuk hezitoj që ta përshkruaj ngjarjen si masakër, duket qartë, padyshim një krim i rëndë kundër njerëzimit”, pati deklaruar Ëalker.

Në mars tëpo atij viti, NATO nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe, që zgjatën 78 ditë, për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë. /REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura