Deklaratat e Lu për peshqit e mëdhenj, Meta: Nuk kam dijeni, për më tepër që nuk jam shenja e ujorit

Jan 9, 2018 | 8:59
SHPËRNDAJE

Presidenti Meta nga studio e emisionit “5 pyetje me Babaramo” në “Raport TV po ashtu ka reaguar edhe për deklaratat e kryeministrit Rama që tha se LSI ishte pengesë e reformës në drejtësi.

cache-636-245-strict-319457

“Nuk ka patua asnjë problem për sa i takon Reformës në Drejtësi. Unë gjithmonë kam insistuar që reforma duhet të bëhej sipas standardeve të Venecias dhe me një konsensus dhe konsensusi mund ta gjenim vetëm tek “Venecia” dhe tek askush tjetër. Për fat të mirë kjo gjë ndodhi. Unë e kam ditur shumë mirë, dhe nuk kam nevojë ta dëgjoj nga asnjë ambasador vend perëndimor, dhe e kam ditur shumë mirë  se po të mos ishte bërë reforma kështu, kurrë nuk do të kishte pasur një  rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave” tha Meta.

I pyetur për rikthimin e tij në politikë pas mandatit të presidentit Meta tha: “Do jem gjatë në politikë dhe do jetoj gjithmonë në Shqipëri”.

Presidenti Meta ka komentuar  gjithashtu edhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se duhen arrestuar me çdo kush “peshqit e mëdhenj”. Në formën e batutave Meta ka tentuar disi ti shmanget përgjigjes duke thënë se nuk i përket shenjës së “ujorit”.

“Nuk kam asnjë dijeni. Të gjithë presin që ky sistem të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Për më tepër që nuk jam shenja e ujorit”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura