Deklaratat e Lu për krimin, Vasili flet për “rrëshqitje të vendit drejt një rruge të rrezikshme”

Oct 2, 2017 | 13:43
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu sot mbi krimin në Shqipëri. Ai foli edhe për rrëshqitje të vendit në një rrugë të rrezikshme.

vasili

‘Lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët, ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë.

LSI ndan të njëjtin shqetësim me atë të ambasadorit amerikan, lidhur me këtë çështje po kompromenton imazhnin, stabilitetin e vendit dhe sigurinë e jetës së cdo qytetari.

Ne e kemi debatuar fort dhe për këtë arsye edhe kryertari i LSI, Monika Kryemadhi i është drejtuar ambasadorit Lu dhe Vlahutin lidhur me cështjen e vetingut pasi pa një veting të pavarur s’mund të ketë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar se një drejtësi e kapur s’do ta kryente kurrë këtë, e kudnërta do ndodthte do kishim një rëndim më ekstrem të situatës së vendit dhe një rrëshqitje të saj në një drejtim krejtësisht të paparashikuar dhe të rrezikshëm”, tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura