Deklaratat e Lu/ Balla paralajmëron: Ditët në vijim policia do godasë fort

Oct 4, 2017 | 14:24
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pyetur nga mediat sot për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet kriminal 4 klane që drejtojnë 20 familje, paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit.

ruci-balla

“Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jetë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin”, u shpreh Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura