Deklaratat e ambasadores Kim për shpalljen non-grata të Berishës, përgjigjet ish-kryeministri: Mandatin nuk e lë, s’kam thënë s’ka dosje, por janë shpifje

Sep 21, 2021 | 19:08
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se ata që habiten ndaj shpalljes non-grata, nuk po tregohen të sinqertë.

Duke folur nga Fieri, Berisha thotë se Sekretari Amerikan i Shtetit ka një dosje në ngarkim të liderit historik të PD-së, por janë shpifje të bazuara në raporte nga mediat pranë qeverisë.

Ai thotë se pavarësisht “presionit” amerikan, nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit pasi sipas tij, ajo i takon qytetarëve shqiptarë.

“Zonja ambasadore, i ke thënë Lulzim Bashës që Berisha e di që kemi dosje por që nuk i beson. Nga e di ti që ka dosje Departamenti i Shtetit. Nga e di që Sekretari i Shtetit ka marrë vendim bazuar në raporte të mediave, të qeverisë së Edi Ramës. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë dosje, por janë shpifje dhe vetëm shpifje. Rama 2 vite me radhë me Engjell Agaçin i ka kthyer prokuroria. Do dënojnë Partinë Demokratike. Që të gjitha t’i bëj por mandatin nuk e dorëzoj. Nuk është i imi, është i qytetarëve shqiptarë. I thashë që do futem në Parlament pa diskutim” – tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar kryetarin aktual të PD-së. Berisha thotë se e ka porositur Bashës në vitin 2017 se me aktet që ka ndërmarrë gjatë kësaj kohe, nuk ka për të ecur gjatë.

“Ju garantoj se çdo gjë që keni menduar për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time, Lul Basha i kam thënë çdo gjë. I kam thënë në 2017 jep dorëheqjen, me këto që ke bërë ti, nuk ngrihesh më, sepse ti me një akt të pabesueshëm bëre kauzë në fushatë elektorale me Edi Ramën dhe e nxore Ilir Metën që deri atëherë ishte në qeveri, e cove në opozitë kurse ne dolëm shtojcë e Edi Ramës. Erdhi këtu tek ju, i bëtë një pritje të mrekullueshme, u thashë gazetarëve do fitoj zgjedhjet se pashë komunikimit. Në krye të javës, i thotë Rama Luli është çun i mirë, unë qeveris me të dhe ky u josh dhe iu përveshën të dy LSI-së. Zbritëm në nivelin më minimal të PD-së. A e hapi Lulzim Basha PD-në. Bëmë një përpjekje të përbashkët nga 2014-2015 dhe morëm një grup 40 vetë të shkolluar. Një nga një i largoi. Ky kujton se i bën hije këta? Shihni pak, sot ka me dhjetra me qindra djem dhe vajza të shkolluar e të zotë që rrinë në rrugët e botës, por kush nuk u jep shpresë, mbetemi kështu.

 Nuk mund të them, por me veprimet që ka kryer, kurrë ai dhe cili mendon ndryshe, këtë Partinë në fitore nuk e dërgon. Do u flas për gjuhën e kodit. Del një ditë kryetari i opozitës, ish-kryetari dhe zotohet se do ndryshojë Kushtetutën. Ku i ke votat për të ndryshuar Kushtetutën. Ke vetëm 44 vota. Para dy ditësh Edi Rama krijon grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi. Thuaje ti që të ndjek unë se është e imja. Je kryetar opozite, zgjedhjet po vijnë dhe reforma territorial. Ai ka dalë me slloganin, jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro amerikan se sa ata të cilët besojnë tek transpoaracenca, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë bashkëpunëtor me SHBA” – tha Berisha.

Lexoni edhe: Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës/ Ambasadorja Yuri Kim: Ata që thonë se janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura