Deklaratat e forta/ Gazetari: Ja ç’bëri kryeprokurori Llalla me ambasadorin Lu

Dec 15, 2017 | 12:37
SHPËRNDAJE

Gazetari Arjan Çani pas deklaratës së tij se sipas burimeve e zgjedhura si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme do të jetë Arta Marku, prokurorja e Shkodrës, foli edhe për marrëdhënien e ‘cunguar’ mes Ambasadorit Lu dhe Adriatik Llallës.

ARIAN CANIII

I pyetur nga gazetari Artur Zheji në emisionin e tij “360 gradë” në ‘Ora News’ për tezën se Kryeprokurori i Përkohshëm i Përkohshëm do të  jetë në kontroll të Ambasadës Amerikane, Çani tha se do të jetë, duke u shprehur gjithashtu se Adriatik Llalla shfaqi një guxim të madh që ka bërë deklaratat të forta ndaj Lu-së.

“Nuk e kuptoj ku e ka gjetur  fuqinë Llalla që të bëjë gjithë këtë konflikt me ambasadorin Lu? Pyes veten se ku e ka gjetur forcën që u fut dhe u përfshi publikisht. Pra u mbrojt publikisht duke bërë karshillik, duke thënë disa gjëra që kishin të bënin me ambasadorin Amerikan dhe  ky është guxim i madh. Për mendimin tim, Llalla apo kushdo qoftë prokuror i ka bërë një kontribut këtij vendi, i cili po shfaqet gjithandej si një vend super amerikan. Llalla ka thyer një tabu,” tha Çani.

Kryeprokurori i ri/ Gazetari zbulon emrin se kush do të jetë

Teksa diskutimet se kush do të jetë prokurori i ri i përkohshëm i vendit, gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se burimet kanë deklaruar se do të jetë prokurorja e Shkodrës, Arta Marku.

Edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni u shpreh se propabiliteti për të është i lartë.

 

Pjesë nga biseda:

Çani: Nga burimet që kemi pritet të jetë Arta Marku.

Hyseni: Probabiliteti për të qenë Arta Marku është i lartë sepse është një nga shtatë.

Çani: Shenjë e keqe shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura