Deklaratat e ambasadorit Lu, Basha flet për thikë pas shpine: S’mund ta imagjinoj…

Dec 13, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE

Teksa i kanë kërkuar të bëjë një koment për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu që tha dje se politikanët kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe se ajo nuk ka vdekur, Lulzim Basha tha se ti kërkosh Kuvendit të mos bëjë vetingun e kryeprokurorit kjo do të jetë një thikë në shpinë të reformës në drejtësi.

5446a084-1b32-467c-825b-27ba0b3fb017

“S’kam komentuar asnjëhërë ambasadorët e huaj, por s’mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik ti kërkojë Kuvendit të shkelë kushtetutën apo të kërkojë mos bëhet vetingu i kryeprokurorit. Kjo do të ishte një thikë në shpinë të reformës në drejtësi për të cilën kanë kontribuar të gjithë përfaqësuesit e trupit ndërkombëtar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura