Deklaratat e ambasadores amerikane/ Andi Bushati i ashpër: S’ka marrëveshje, vrasësit e Reformës në Drejtësi janë…

May 25, 2020 | 21:40
SHPËRNDAJE

Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se ka një marrëveshje të fshehtë në vendin tonë që po kërkon të vrasë Reformën në Drejtësi.

b1-2

Sipas Bushatit të vetmit që e kanë vrarë këtë Reformë janë ambasadorja Yuri Kim, ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca.

“Yuri Kim, Donald Lu, Vlahutin dhe Soreca. Janë vrasësit kryesor. Janë si ajo nëna që vret fëmijën. Nuk është problemi që Reforma në Drejtës të vdes nesër. Reforma në Drejtësi ka vdekur dje. Dhanë disa elementë duke e parë nga brenda, ja pse ka vdekur… Mendoni se ka një njeri që beson se këtu ka një drejtësi të pavarur duke bërë një zinxhir krimesh tek teatri. Një njeri që beson tek drejtësia e di që nuk bëhet ashtu. Është e kapur nga pushteti dhe nga sytë e mbyllur të këtyre ambasadorëve. Ku pushteti vjedh qytetarin drejtësia ka marrë fund. S’ka më drejtësi” tha Andi Bushati.

“Ata vendosën të bëjnë eksperiment me 3 milion kavje. E donte edhe Maqedonia e Veriut, por BE tha se nuk funksionon. Doli një dështim eksperimenti. Janë zyrtarë të lartë dhe financime këtu, nuk mund ta pranojnë.” tha më tej Andi Bushati.

“S’ka marrëveshje, gënjen. Ne e kemi të vrarin në arkivol. Ç’mund t’i vrasësh më shumë kësaj gërmadhe.”

 

 

 

Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Analisti Andi Bushati foli me tone të ashpra ndaj Reformës në Drejtësi duke thënë se ajo tashmë ka vdekur. Reformën e vranë Yuri Kim, Vlautin, Donald Lu dhe Soreca. Është si ajo ku nëna vret fëmijët e saj.

“Reforma ka vdekur tashmë. Yuri Kim nuk reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e zhvendosi vëmendjen tek Reforma në Drejtësi. Ajo thotë se duan të vrasin reformën, ndërsa neve reformën e kemi në arkivol”- tha Bushati.

Reforma në Drejtësi është një eksperiment i bërë me disa kavje. Tania to thonë ta vuajnë kavjet më mirë se të dalim të dështuar në. Bashkimi Europian I tha Gruevskit se kjo reformë është një dështim, kur ai kërkoi që edhe Maqedonia të bëntë këtë reform”- shtoi Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura