Veliaj e paralajmëroi që do rriste çmimin e biletës së autobusit (Video)

Dec 31, 2015 | 10:34
SHPËRNDAJE

Nuk do te kete rritje te biletes se autobuzit sa te jem unë kryetari bashkisë së Tiranës.

Kjo është pergjigjja që i ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj, një javë më parë Shoqatës së Transportit Urban, pas kërkeses së kësaj të fundit për rritjen e çmimit të biletes nga 30 në 70 lekë.

veliaj_bashkia1

Por duket se kjo deklaratë e tij nuk është lexuar mirë nga asnjë, pasi nuk i shkonte njeriut mendja që kryetari i Bashkisë të merrte vendim për ta rritur çmimin e biletës së urbanit. Po të lexosh mes rreshtave të deklaratës së Veliajt, e kupton se ajo që ndodhi mbrëmë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ishte e paralajmëruar.

Veliaj në përgjigjen e tij nuk ka thënë në asnjë moment që nuk do të ketë rritje çmimi, por ka thënë që çmimi i biletës nuk do të bëhet 70 lekë, dhe për këtë ai i ka ftuar përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit që të vijnë në diskutim me kërkesa të arsyeshme.

Lexoni se çfarë ka thënë një javë më parë Veliaj:

Kjo lloj negociate o 70 lekë o ne pezullojmë shërbimin nuk është mënyra e drejtë për të komunikuar, ama nëse duan që të komunikojnë me Bashkinë e Tiranës i pres që nesër në një diskutim apo në një negociatë, por bileta 70 lekë sa të jem unë në Bashkinë e Tiranës është totalisht e panegociueshme.

Jam i hapur të flasim në mënyra të tjera se si ata mund të rrisin cilësinë e shërbimit por rritje cmimi në prag festash dhe kërcënime për ndërprerje të aktivitetit ku dhjetra e mijëra qytetarë të Tiranës mbështeten cdo ditë për të shkuar në punët e tyre dhe për të kryer nevojat e tyre në qytet, kjo është e papranueshme.

Ndaj edhe i ftoj që të kenë kërkesa të arsyeshme kur të vijnë nesër po kjo është si të negociosh me terroristë, o kaq o rash e vdiqa nuk funksionon, njerëzit e arsyeshëm flasin me kërkesa të arsyeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura