Deklarata që i kushton transferimin shefit të policisë në Velipojë, ngriti zërin kundër Voltana Ademit

May 19, 2018 | 11:07
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Në stacionin e policisë në Velipojë pritet që të ketë ndryshime. Gazetari i “Panorama” ben me dije se shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet që të lëvizet nga ky pozicion për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër shef policie i Velipojës.

policia velipoje

Kjo lëvizje në prag të sezonit turistik është e papritur. Ndryshimi që pritet të bëhet vjen pas deklaratave të Behar Hykës në mbledhje e komitetit të turizmit që u zhvillua në Velipojë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në atë mbledhje Hyka deklaroi se vitin e kaluar ka patur ndërhyrje për të mos proceduar bashkinë Shkodër pas prerjes së disa pemëve në qendër të plazhit.

shefi

Po ashtu Hyka foli edhe për disa probleme të tjera që janë hasur sezonin e kaluar, por që nuk janë punë e policisë. Deklaratat e drejtpërdrejta të Hykes për këto probleme kanë bërë që të merret vendimi i papritur për transferimin e tij në një qytet tjetër.

Behar Hyka ka 10 muaj që drejton stacionin policor të Velipojës dhe gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë ngjarje kriminale, nën drejtimin e tij janë sekuestruar 1.2 ton drogë ashtu siç janë shënuar vetëm dy vjedhje të lehta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura