Deklarata e Tsipras për “çështjen Çame”, reagon Mesila Doda: Ne nuk harrojmë!

Sep 9, 2018 | 20:28
SHPËRNDAJE

Mesila Doda ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri grek për çështjen e Çamërisë, për të cilën u shpreh se “kjo çështje nuk ekziston”.

Doda shkruian se “Po sot partneri strategjik i Edi Rames deklaron se nuk njeh masakrat, debimet, rrembimet, vrasjet e vjedhjen e pronave ne Çameri, madje guxon e shkon deri aty sa thote se do heqë emrin Çameri nga tekstet shqiptare…”.

“Por sot duhet ta dine mire, e ta mesoje çdo pushtetar pergjegjes ne kete vend, se para se te zhdukni emrin, te drejten e historine e Çamerise, do zhduket shume me shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhetise qe ata vete mbillen e po rrisin perdite mbi kurrizin e Çamerise martire. Ne nuk harrojme!!!”, ka shkruar ajo.

32367605_10157398968983662_2437980856350932992_n

Postimi i plotë:

Ekstremisti i majte Cipras, tashme i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çeshtja çame nuk ekziston, se do marre detin, varrezat, te drejtat per te gjallet e te vdekurit e tyre ne kte vend.
Po sot partneri strategjik i Edi Rames deklaron se nuk njeh masakrat, debimet, rrembimet, vrasjet e vjedhjen e pronave ne Çameri, madje guxon e shkon deri aty sa thote se do heqë emrin Çameri nga tekstet shqiptare…
Rilindja si vazhdimesi e politikes se kuqe te diskriminimit dhe krimit mbi popullsine Çame po ridimensionohet bindshem. Bijte e eterve qe vrane popullsine Çame ne Çameri se bashku me bijte e eterve te kuq ketu ne Shqiperi qe persekutuan per gjysme shekulli popullsine e martirizuar qe erdhi te gjente strehe ne shtetin ame, sot vendosin ti zhdukin edhe emrin…
Por sot duhet ta dine mire, e ta mesoje çdo pushtetar pergjegjes ne kete vend, se para se te zhdukni emrin, te drejten e historine e Çamerise, do zhduket shume me shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhetise qe ata vete mbillen e po rrisin perdite mbi kurrizin e Çamerise martire. Ne nuk harrojme!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura