Deklarata e Ramës, reagon Vasili: Një gënjeshtar i palodhur, i referohet Tusk i cili ka ikur nga detyra

Oct 21, 2019 | 16:40
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi në Fcaebook qëndrimin e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, i cili shprehej se “nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, i është përgjigjur nënkryetari i grupit të LSI.

Në një postim në Facebook, Petrit Vasili e quan Ramën gënjeshtar, ndërsa shkruan se “ka qejf te citoje shtrember dhe ju referua Donald Tuskut,i cili ka ikur nga detyra dhe te cilin Edi Rama e ka dekoruar vete, sic dekoroi edhe ambasadoret për negociatat imagjinare”.

Vasili më tej ka sjellë në vëmendjen deklaratën e bërë nga Kryeministri i Hollandes Mark Rutte, i cili ndër të tjera u shpreh se për Shqipërinë, ishte një “JO” e qartë.

Postimi i plotë:

Edi Rama ky genjeshtar i palodhur!!

Meqe Edi Rama ka qejf te citoje shtrember dhe ju referua Donald Tuskut,i cili ka ikur nga detyra dhe te cilin Edi Rama e ka dekoruar vete,sic dekoroi edhe ambasadoret per negociatat imagjinare,po i citojme cfare tha Kryeministri i Hollandes Mark Rutte per Negociatat:

Mark Rutte:

“Ju e dini pozicionin tone.
Për Shqipërinë është një JO e qartë.
Nqs shikon se çfarë do ndodhe, nuk ka avancime ose ndryshime.
Nëse shikon Maqedoninë e Veriut ato janë në një pozicion me të mirë se Shqipëria.
Për Shqipërinë Parlamenti im me ka dhënë një Jo të qartë për të votuar sonte me te cilën unë bie dakord”.

Kjo eshte e verteta genjeshtari Rama,ti je pergjegjesi i vetem.

Leri rehat pensionistet e BE.

Boll e perdore narkodiplomacine europiane ne dem te shqiptareve ne Shqiperi, por per fat te keq po demton edhe vellezerit tane ne Maqedoni.

Shqiperia eshte ne krizen me te rende te saj politike te te gjithe pluralizmit politik.

Genjeshtar ja ku e ke edhe konfirmimin e krizes se rende politike nga Bundestagu Gjerman,per te sqaruar ty dhe budallenjte,qe ke perqark dhe qe si idioter qe jane thone se Shqiperia nuk eshte ne krize

Ja ç’thuhet ne Rezoluten e Bundestagut:

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

petritvasili

***

Sakaq, më herët në një dalje për mediat Vasili deklaroi se qeveria i “bindi të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria”.

Deklarata e plotë:

Jemi sot në këtë komunikim së bashku pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Megjithatë për të zbërthyer përveç anës politike edhe anën mizerabël morale të kësaj mazhorancën të këtij kryeministri dhe të gjithëve atyre qe e rrethojnë, ju ftoj të ndiqni se çfarë kanë thënë këta përfaqësues të padenjë, këta përfaqësues të paturp që ndodhen të ulur dhe kanë uzurpuar zyrat e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe mbiu premtimin e pambajtur solemn dhe zë lartë që ka thënë midis tyre.

Ju ftoj që të ndiqni videon dhe takohemi sërish!

VIDEO

Qytetarë i ndoqët me sytë tuaj, i dëgjuat me veshët tuaj se çfarë mund të bëjë pacipësia në pushtet e një pushteti të kapur, të rrëmbyer për fyti, i cili ka vetëm një obligim, të mashtrojë poshtërisht qytetarët e tij. Njëherazi dua të ndaj me ju dhe një mashtrim të jashtëzakonshëm, të qeverisë, të kryeministrit, të të gjithë këtyre segmenteve që patë, por edhe të gjithë medias së supës së Edi Ramës, e cila identifikoi dhe gjeti se armiku i shqiptarëve paskësh qenë Franca dhe Presidenti Macron që paskëshin penguar Shqipërinë që ajo të ecte përpara. Ju e keni dëgjuar armikun Macron,por të dëgjojmë se çfarë ka thënë ai dhe se si i ka poshtëruar këta mashtrues të rëndomë me fjalët dhe me deklaratën e tij.

VIDEO

Pra të nderuar qytetarë, këta mashtrues bindën të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria. Presidenti Macron tha: Dje dëgjova disa fjalë se thuajse mbërritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë! Padyshim aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Pra, për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që I patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm. Ky është Edi Rama, propaganda gëbëlsiane e tij dhe urrejtja që ka për popullin Shqiptar, sepse mashtrimet e këtij soji do të thotë që ai konsideron shqiptarët qenie të ulëta, qenie të poshtëruara, qenie që nuk kanë mend dhe mendon se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë mashtrim. Por shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, ato shqiptarë kanë qenë me dhjetëra-mijëra që kanë dalë nëpër sheshe, ata shqiptarë kanë qenë që mbi 85% refuzuan votimet komuniste të tij. Unë u vendosa në dispozicion edhe dy dëshmi të tjera për të kuptuar se çfarë mashtruesi ka në krye të qeverisë dhe se pse të gjithë duhet të nxitojmë që ky mashtrues, ky uzurpator i paligjshëm i zyrës së Kryeministrit duhet të largohet sa më parë nga kjo zyrë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi çdo gjë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura