Deklarata e Ramës për gjuhën shqipe në Maqedoni, Bushati i përgjigjet ministrisë së Jashtme ruse

Jan 19, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Ruse duke e cilësuar si nderhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Në nje postim ne rrjetin social Twitter, Ministria e Jashtme shpreh “keqardhjen për keqinterpretimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse të deklaratës përshëndetëse të Kryeministrit Rama lidhur me ligjin e ri të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Ne pergëzojmë miratimin e këtij ligji,, pasi ai permbush një nga angazhimet kyçe që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshjeje”.

mfa

 

“Ashtu si Rusia edhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoninë fqinje dhe synojme të mbetemi të tillë, por në të njëjtën kohë ne jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe perspektivën euro-atlantike të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen që ministria e jashtme i bën Ministrisë Ruse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura