Deklarata e kësaj shqiptareje ka tmerruar gjithë Serbinë

Aug 23, 2017 | 13:47
SHPËRNDAJE

Amina Nurovic është një qytetare e Sanxhakut që thotë se është shqiptare. Sipas saj nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi pazar, por ajo thotë se ndihet krenare për një gjë të tillë.

sh_1503486743-2528677-2

Ajo ka shkruar se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet.

“Nuk është faji im , shqiptarë të dashur , që jetoj në Serbi dhe që më kanë asimiliuar në një kombësi tJetër. Unë nuk e kam ditë të vertetën tonë, deri para pesë vitesh, por sot e di dhe jam krenare për atë çka jam unë, atë çka ishte gjyshi im. Ju , disa individë, sa të doni më mendoni akoma si boshnjake , shkinē nga Serbia… etj, por unë prap se prap , shqiptarinë time do e mbaj në zemër dhe e kultivoj . Unë edhe më tutje do të luftoj për ta rikthyer Sanxhakun në kombin e vetëm , të vertet. Lehtë e kanë disa Sanxhaklinjë që jetojnë në Gjermani me Shqiptarët tonë, të deklarohen Shqiptarë, por ejani, ejani ju në Sanxhak , këtu , dhe thuajeni dhe mbajeni, atë që unë e deklaroj qe pesë vite pa ndarë, nuk do të mund ta mbani as një muaj, e di”, ka shkruar ajo. /gazeta Blic/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura