Deklarata e ish-presidentit Morati: Spaleti i njëjtë me Murinjon

Dec 5, 2017 | 23:49
SHPËRNDAJE

Pak ditë para derbit të Italisë, Juve – Inter, ish-Presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, i entuziazmuar për arritjen e vendit të parë ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Spalletti, madje e ka krahasuar atë me Jose Mourinhon, me të cilin Inter fitoi shumë.

spaleti-665x400

Spalletti hyn në kokën e lojtarëve, sikurse bënte edhe portugezi, dhe konkretizon besimin e ndërsjelltë që më pas shpërndahet dhe sjell më shumë qetësi në klub, ka thënë ish-pronari i Inter për Gazzetta Dello Sport.

murinjo

Moratti ka shkuar më tej teksa ka shprehur besimin se me këtë paraqitje Inter mund të ëndërrojë edhe titullin kampion. Sipas tij arritja e trofeut duhet përjetuar me mendje dhe zemër por njëkohësisht me kujdes pasi çdo javë sjell rrezikun për tu larguar prej tij, për më tepër që në garë janë skuadra që këtë sezon po shfaqen tejet ambicioze

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura