Deklarata e fortë/ “Është cënuar rëndë siguria kombëtare, për t’ju shërbyer trafikantëve”

Oct 18, 2017 | 19:10
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama teksa sjell ne vemendje se ka denoncuar prej dy muajsh skandalin me radaret, thote se nga fakti qe del prej pergjimeve te italianeve per dosjen Habilaj, eshte cenuar rende siguria kombetare.

Statusi i plotë:

LUAN RAMA

Radarët e shtetit i komandonin
trafikantët e pushtetit!

Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar!
Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin!
Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!
Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!
Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s nē hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura