Deklarata e fortë e zyrtarit ukrainas të sigurisë: Vladimir Putinin tentuan ta vrasin në muajin…

May 23, 2022 | 15:45
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin, i ka shpëtuar një tentative për vrasje në muajin mars të këtij viti. Kjo deklaratë e fortë është bërë nga një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë në një intervistë me gazetën Ukrayinska Pravda, raporton Sky News.

vladimir putin analiza financial

Në intervistë, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se u bë një përpjekje për vrasjen e Putinit pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në muajin shkurt.

Ai pohoi se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, rajon që ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.

Zyrtari i lartë Budanov i tha gazetës ukrainase:

“Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë. Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë. E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë deklaratë për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.

Sidoqoftë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani për këtë deklaratë raporton Sky News.

Përgatiti Leandro Bardhuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura