Deklarata e fortë e Ylli Manjanit: Reforma në drejtësi është bërë për të hequr Adriatik Llallën

Dec 12, 2017 | 18:38
SHPËRNDAJE

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar sërish reformën në Drejtësi, si dhe zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm. I ftuar në studion e lajmeve në Syri.net., Manjani ka thënë se reforma në drejtësi 2është bërë e menduar dhe me qëllim për të hequr nga detyra Adriatik Llallën.

manjani

‘Ne jemi në këtë situatë që jemi, pasi reforma është e pastudiuar mirë, me disa qëllime të dukshme. Pra reforma në Prokurori u bë vetëm për të heq Adriatik Llalllën. Si mund të zëvendësohet Prokurori i Përgjithshëm me Prokurorë të përkohshëm. Jo pra sepse këta e kishin menduar që ta shkarkonin me Vetting. Nuk ka burrë nëne që të na,mbushë mendjen që duhet të vihen prokurorë të përkohshëm për të zëvendësuar prokurorin e përgjithshëm ku i mbaron mandati’, deklaroi Manjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura